Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës riktheu takimet promovuese të autorëve, pjesë e saj, përmes botimeve të reja. Ai i radhës u zhvillua në Qendrën Rinore “Atelie” dhe në fokus ishte shkrimtari i ndjerë Pjetër Vukaj përmes botimit të dy vëllimet poetike.

“E dua ferrin tim” sjell krijimtarinë e përmbledhur të këtij shkrimtari ndërsa i dyti, “Ti shkëlqen”, i përket autorit shkodran Mikel Podja, i cili ia ka dalë të mbledhë të gjitha dorëshkrimet e të ndjerit Vukaj e t’i botojë ato me kontributin e vet financiar.

Si një mik i hershëm i poetit dhe prozatorit, Pjetër Vukaj, autori Mikel Podja e konsideron botimin e dy vëllimeve një mision të përfunduar me sukses. Në takim ishim të pranishëm miq dhe anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve si dhe personalitete të fushës së artit.