Edicioni i XV i “Shkodra Jazz Festival” është në prag ndërsa e para që do të nisë serinë e koncerteve do të jetë klasa e fizarmonikës “Rrok Academy Accordion” nën drejtimin e maestro Bardh Jakovës. 

Çdo vit “Shkodra Jazz Festival” bën bashkë të rinj nga shtete të ndryshme të Ballkanit. Shqipëria, Kosova, Serbia, Rumania etj. bashkohen nga i njëjti qëllim, që është muzika. Bashkia e Shkodrës është mbështetëse e rëndësishme e festivalit.

Koncerti i “Rrok Academy Accordion” do të zhvillohet në datën 24 gusht në orën 20:30 në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës.