Muaji gusht në Shkodër është i lidhur me muzikën Jazz pasi prej vitesh organizohet festivali dedikuar atij. Në Qendrën Rinore “Atelie” çdo ambient jehon nga tingujt e instrumenteve të ndryshëm teksa artistë dhe muzikantë po ushtrohen çdo ditë për të qenë gati për koncertet në mjedis të hapur para publikut.

“Shkodra Jazz Festival” ka si partner mediatik RTSH. Drejtori artistik Florian Jakaj e vlerëson së tepërmi këtë bashkëpunim. Instrumentistët pjesëmarrës të “Shkodra Jazz Festival” janë nga Shkodra por edhe nga qytete e shtete të ndryshme.

“Shkodra Jazz Festival”, nisi në vitin 2005 në kujtim të muzikantit të njohur Rrok Jakaj për të mos u ndalur më, si një rrugëtim ëndrrash që zgjohet çdo ditë ndryshe…