Ai është artisti që i ka falur shpirtin Shkodrës me muzikën dhe artin e tij. Pasionanti i këngës shkodrane dhe jo vetëm, Gjokë Vata edhe sot në moshën 89-vjeçare përcjell të njëjtin vitalitet si dikur në skenë kur flet për të. Kur përshkruan ndjesinë që i fal muzika nuk e ka të lehtë por sidoqoftë përpiqet t’i zgjedhë fjalët me kujdes.

Kujton disa nga emrat e shquar që u bënë ndër vite përkrahësit dhe bashkëpunuesit më të mirë përgjatë krijimtarisë. Momentin më të veçantë të karrierës konsideron pjesëmarrjen në një nga edicionet e Festivalit të Këngës në RTSH përkrah bijës së tij, Venonës.

Veç muzikës, Gjokë Vata njihet për kontributin e spikatur edhe në fushën e publicistikës përmes botimeve të ndryshme.