“Shndrit n’Shirokë” solli për herë të parë “Lights Fest” në pikën turistike liqenore. Aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Shkodrës erdhi në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Për mëse 2 orë, qendra e Shirokës, u kthye në një shesh feste me spektatorët që shijuan performancat e artistëve të njohur, por edhe të akrobatëve dhe lojërat me zjarrin.

Për N/Kryetarin e Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, të tilla evente tregojnë edhe njëherë tjetër çasjen dhe vizionin e institucionit për organizimin e të tilla eventeve masive që përcjellin një atmosferë ndryshe jo vetëm për banorët e Shkodrës por edhe turistët e shumtë.

Përveç performancës së artistëve, në qiellin e Shkodrës ndriçuan edhe balonat me zjarr, që krijuan edhe një mjedis ndryshe, për të gjithë të pranishmit në qendër të sheshit të Shirokës. “Lights Fest” çeli siparin duke premtuar në këtë mënyrë të tjera evente edhe në të ardhmen.