Në Ulqin po mbahet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, një ngjarje e rëndësishme kulturore që organizohet çdo vit në qytetin e bukur bregdetar.
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ministrja e Kulturës dhe Mediave e Malit të Zi, Tamara Vujoviq, Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, drejtoresha e Institutit të Librit dhe Promocionit, Irena Toçi.
Në këtë panair ku janë paraqitur rreth 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja Hercegovina etj, do të ketë shumë aktivitete, takime me krijues të njohur, ndarje çmimesh etj. me qëllim promovimin e letërsisë dhe kulturës, si dhe nxitjen e leximit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet shkrimtarëve, botuesve dhe lexuesve.
“Ulqini është qyteti me tradita të pasura e kultura të ndryshme etnike e fetare, qyteti ku jetojnë në harmoni disa etni; shqiptarët, malazezët, serbët, boshnjakët e romët. Ndaj, rikthimi në Ulqin, në këtë ngjarje madhore për kulturën shqiptare, e cila prej vitesh është kthyer në një hapësirë të rëndësishme komunikimi për botuesit, autorët, lexuesit shqiptarë është gjithnjë një ndjesi e bukur”, thuhet nga QKLL.
Me një mbrëmje kushtuar studiuesit arbëresh Italo Saro dhe poetes Jelena Jovetić, Panairi i Librit në Ulqin mbylli siparin me traditën e ndarjes së çmimeve.
• Çmimi “Liburnia”, për prozën më të mirë, 2023-2024, shkoi për shkrimtarjn Namik Dokle, për romanin “Dhjetë gramë nder”, botoi “Toena.
• Çmimi “Dega e ullirit”, për librin më të mirë për fëmijë, 2023-2024, shkoi për autorin Viktor Canosinaj, për librin “Rpbi IARM234G”, botoi “Dyrrah”.
• Çmimi “Ulchinium”, për librin më të mirë studimor,shkoi për studiuesen Viola Isufaj, për librin “Baladë dritash për Zorbën” (Në poetikën e Zef Zorbës”, botoi Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
• Çmimi “Sevantes” iu dha librit “Njeriu që shet gjak” përkthyer nga Iljaz Spahiu.
• Çmimi ” Olcinium” iu dha librit ” Publicistikë e zgjedhur” 2000-2020 me autor Erion Kristo.
• Mirënjohja e Panairit shkoi për gazetaren Luela Myftari, shkrimtarin Eris Rusi dhe personazhin Beqir Potka.
