Një piano, dy tezgjah dhe muzikë e oborreve të Shkodrës. Ishte kjo “kryefjala” e koncertit të mbajtur nga artisti i njohur Robert Bisha, në Shirokë, në ditën kushtuar Liqenit të Shkodrës. Një mbrëmje e veçantë që mblodhi qytetarë dhe turistë të cilët shijuan për mbi një orë, koncertin që solli një muzikë të veçantë në llojin e saj. Dita e Liqenit, u shoqërua me një sërë aktivitetesh por edhe panairin e produkteve të zonës, të cilat u ekspozuan në qendër të Shirokës me qëllim promovimin e produkteve vendase.