Turistët dhe banorët e Shkodrës, kaluan një natë ndryshe falë performancës së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Këngët dhe vallet e interpretuara për rreth 60 minuta me mjeshtëri tërhoqën vëmendjen e spektatorëve, pranë sheshit para Bashkisë Shkodër. Sipas drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ky aktivitet mundëson njohjen e vlerave të traditës dhe folklorit edhe për turistët e huaj. Këto aktivitete kulturore po organizohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në zona të ndryshme turistike të vendit.