Galeria “Oda” në Shkodër çeli dyert për ekspozitën më të re me punime pikture në mjediset e saj. Ajo erdhi e veçantë në formë dhe përmbajtje sepse të tillë e bënin realizuesit e saj që ishin ish maturantët e Artit Figurativ të vitit 1984 të shkollës artistike “Prenkë Jakova”. Ky takim erdhi pas 40 vitesh.
Pjesë e këtij takimi emocionues ishin edhe ish mësues të atij brezi.
Një ngjarje e bukur artistike është kjo ekspozitë për galerinë “Oda”, shprehet mikpritësja e saj, Rozafa Shpuza. Kjo ekspozitë tërhoqi interesin dhe vëmendjen e shumë të pranishmëve në të.
