Qëllimi i institucionit ka si synim garantimin e shërbimeve cilësore për të moshuar në përputhje me nevojat e tyre aktuale dhe atyre në evolucion. Kjo përkujdesje socio-shëndetësore që ofrohet vepron mbi bazën e standarteve të miratuara për të moshuarit, përmirësimi i cilësisë së jetës dhe nxitja e integrimit social të përfituesve mbetet qëllimi parësor i institucionit të përkujdesjes.
Rezidenca e përkujdesjes për të moshuar ofron shërbime të personalizuara dhe të kujdesshme ndaj nevojave që përfituesit shfaqin. Qendra i kushton kujdes të veçantë cilësisë së punës duke nënkuptuar dhënien e shërbimit me profesionalitet e sensibilitet drejt përmirësimit në mënyrë konstante. Asistenca ndaj të moshuarve është një sektor i jetës profesionale që posedon një vlerë të lartë sociale dhe si e tillë duhet të njihet dhe vlerësohet.
Objektivat
• Krijimi i një mjedisi të ngrohtë, sa më pranë kushteve familjare ku të moshuarit të ndjehen të respektuar dhe të vlerësuar në dinjitetin dhe të drejtat e tyre
• Nxitja e pjesëmarrjes së përfituesve në vendimmarrje dhe organizimin e një jetese në përputhje me nevojat dhe kërkesat e tyre
• Ofrimi i shërbimeve cilësore në përputhje me standartet e miratuara dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së përfituesve
• Integrimi social i të moshuarve në jetën në komunitet
• Bashkëpunimi me sektorin joqeveritar dhe donatorët për përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve të jetesës së përfituesve
• Nxitja e autonomisë, vetëveprimit dhe pjesëmarrjes së përfituesve në jetën e institucionit dhe aktivitetet social-kulturore
Shërbimet që ofrohen
Shërbimet e ofruara në brendësi të strukturës janë:
▪️Akomodim
▪️Asistencë higjeno-sanitare dhe kujdes ndaj personit
▪️Asistencë infermierore
▪️Sekretariat social
▪️Aktivitete animacioni
▪️Shërbime rezidenciale (pastrim, lavanderi, garderobë)
▪️Shërbim mjekësor
Përfituesit e shërbimeve
Përfitojnë nga ky shërbim të moshuar të vetmuar ose me rreth familjar të dobët dhe të papërshtatshëm, të moshuar në situatë të brishtë social-ekonomike si dhe të moshuar me probleme shëndetësore, paaftësi fizike dhe mundësi të limituara për kujdesin ndaj vetes. Nismën për pranimin e të moshuarit në institucion e ka: vetë personi, kujdestarët e personit, Policia e Shtetit, Seksioni i Ndihmës dhe Përkujdesjes Shoqërore në nivel vendor.
Qendra Rezidenciale për të Moshuar Shkodër ofron shërbime social-shëndetësore për të moshuar auto dhe jo autosuficente, nevoja sanitare të shkallës së mesme dhe të lartë, të cilët nuk kanë nevojë për shërbime specifike spitalore.
Dokumentacioni për pranimin e të moshuarve
Për të qenë pjesë e Qendrës Rezidenciale për të Moshuar nevojitet:
- Çertifikatë personale nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile 2010
- Çertifikatë familjare nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile 2010
- Fotografi (2 copë)
- Raport mjekësor që përcakton gjendjen shëndetësore
- Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore për masën dhe llojin e pensionit që përfiton nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore
- Verifikim i gjendjes social-ekonomike të familjes të kryer nga administratorët shoqërorë sipas formularit të posaçëm të miratuar me udhëzim të ministrit përgjegjës
- Vërtetim nga ZRPP-ja dhe ALUIZNI për pronat në zotërim
- Verifikim nga sistemi bankar të burimeve financiare
Personeli
Stafi i institucionit rezidencial është projektuar si një ekip multidisiplinar profesionistësh.
