Muzeu Historik, i vendosur në banesën e patriotit Oso Kuka, është një prej destinacioneve kryesore të turistëve vendas dhe të huaj, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra.
Ato shprehen se i pëlqen të njihen me historinë e qytetit dhe ky muze i fut ato në brendësinë që mbart Shkodra.
“Jemi nga Belgjika, Do të qendrojmë 10 ditë në Shqipëri, por dy ditë në Shkodër. Ky muze, është me të vertetë shumë i këndshëm, të shohësh trashëgimi kulturore, sepse është hera e parë që jemi këtu. Dhomat sipër janë të ruajtura shumë mirë dhe krijon idenë se si ishin dikur. Ai është vërtetë i këndshëm”, thotë një vizitor nga Belgjika.
“Jemi nga Franca, kemi ardhur mbrëmë, po nisim të vizitojmë Muzeun. Është këndshëm të vizitosh një vend të tillë, sespe është interesante të dish për historinë këtu, historinë e artit, kostumet tipike”, shprehet vizitori nga Franca.
“Jam nga Italia, vërtet më pëlqen është shumë bukur. Më pëlqen kjo pikturë, duke qënë se jam nga Italia, jam i lidhur me këtë lloj arti. Do të vizitojmë muzeun “Marubi”, do të shkojmë në kalanë “Rozafa””, thotë vizitori italian.
“Jemi nga Hollanda, sapo arritëm këtu sot, na pëlqen qyteti, është interesante të mësosh për rrethina të caktuara dhe se si ka ndryshuar ariktektuara përgjatë shekujve. Mendoj se Shqipëria në përgjithësi, por Shkodra në veçanti është e pasur me histori, ka plot gjëra për të eksploruar. Më pëlqen piktura e madhe, ju sillni një histori të këndshme në të”, shprehet vizitori nga Hollanda.
Muzeu i ka gjurmët e veta që në shekullin XIX me koleksionet e hershme të etërve françeskan dhe jezuitë, të cilët ruanin gjetje të epokave të ndryshme.
Në këtë shtëpi-muze gjenden shumë objekte, të cilat vijnë pothuaj nga të gjithë zonat gjeoetnografike të qytetit të Shkodrës, si: Dukagjini, Malësia e Madhe, Zadrima e Kraja. Në Muzeun Historik të Shkodrës ndodhet gjithashtu dhe një galeri prej mbi 100 veprash arti, ku shfaqen disa prej piktorëve më të njohur shkodranë, si: Kolë Idromeno, Simon Rrota, Kel Kodheli etj.
