Kaltërsia e detit, hapësirat publike dhe qetësia mbeten përherë joshëse për pushuesit e një prej plazheve më të mëdha të vendit siç është ai i Shëngjinit. Beteja e pak ditëve më parë me zjarrin është fituar ndërsa pushuesit e ardhur nga Kosova dhe vende të ndryshme po shijojnë freskinë e Adriatikut në këto ditë temperaturash të larta. Pastërtia dhe çmimet e arsyeshme janë ndër aspektet kryesore që vlerësojnë ata këtë vit.

Shëngjini frekuentohet masivisht edhe këtë vit nga pushuesit familjarë. Fëmijët janë ata që gjejnë mënyrat për t’u zbavitur në lojërat e rërës duke vënë në jetë kreativitetin e tyre.

Shëngjini me një vijë bregdetare të admirueshme vijon të jetë një plazh i preferuar për qindra mijëra pushues që e zgjedhin atë çdo vit.