Tre ditë para nisjes së edicionit të 7 të Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër, organizatorët zhvilluan një konferencë për mediat në lidhje me risitë dhe detajet e organizimit. I veçantë mund të konsiderohet formacioni Big Band i këtij evenimenti artistik i përbërë prej emrave të njohur të muzikës.

Edicioni i 7 i festivalit do të ketë në përbërjen e tij solistë të njohur shkodranë, materialet e të cilëve do të shoqërohen nga grupi “N’Gen”.

Festivali i Muzikës Moderne rikthehet pas 7 viteve mungesë duke synuar të mbajë gjallë vlerat e muzikës moderne tek brezi i ri e më tej.