Këngën e bukur shkodrane e kanë kënduar sa e sa artistë të spikatur e në mesin e tyre edhe këngëtarja Fatjeta Barbullushi. Prej rreth 30 vitesh jeton në Zvicër por asnjëherë nuk i ka shkëputur lidhjet me Shkodrën e saj, sepse siç shprehet ajo ndjen në çdo kohë mall për të.

Veç dashurisë që ndjen për rrënjët e saj, me Shkodrën e lidhin projektet artistike. Së shpejti ka ndërmend të realizojë recitalin e saj para publikut shkodran.

Këngëtarja shkodrane Fatjeta Barbullushi ka rreth 40 vite në muzikë duke patur fillesat që në fëmijëri. Repertori i saj i pasur i përket zhanreve të ndryshme por më së shumti mbizotërojnë këngët popullore dhe baladat.