Prej disa ditësh ka nisur transmetimin e vet rubrika “Një kafe me RTSH” e cila ka për qëllim që ekrani publik të jetë sa më afër shikuesve. Ai është ndalur në qytete të ndryshme të vendit, mes tyre edhe në Shkodër. Kategori dhe profesione të ndryshme japin opinionin e tyre për sezonin televiziv që sapo u mbyll, i pasur në emisione dhe spektakle.
Artistët shprehin mendimin e tyre edhe se çfarë duan të shohin më shumë për sezonin e ri në RTSH. Promovimi i pasurisë arkivore si dhe koncertet, teatri dhe festivalet duhet të vazhdojnë të zënë një hapësirë të rëndësishme në ekran thonë ata.
“Një kafe me RTSH” është treguesi se sa i rëndësishëm është opinioni i qytetarëve për ekranin e të gjithë shqiptarëve.
