Rruga për në Malësinë e Madhe ofron jo vetëm peisazhe të bukura por edhe histori. Në Hot gjendet kulla e Çun Mulës, luftëtarit të pamposhtur për liri e çlirim kombëtar. Shtëpia me tre kate e kishte humbur prej vitesh “krenarinë” e saj për shkak të degradimit të vazhdueshëm që i sillte koha. Për fatin e mirë iniciativa e trashëgimtarëve të familjes dhe shqiptarëve që jetojnë kryesisht në SHBA bëri që kulla e Çun Mulës të marrë rrugën drejt shndërrimit në një muze të mirëfilltë të Malësisë së Madhe.

Malësisë së Madhe i ka munguar një muze dhe kulla e Çun Mulës duket se do ta kryejë më së miri misionin e ri të saj. Për kullën është dashur një ndërhyrje deri në detaje por duke ruajtur në çdo rast elementët autentikë.

Kulla e Çun Mulës dhe shndërrimi i saj në muze do t’i rikthejë Malësisë së Madhe një krenari që ajo e meritonte ta kishte prej kohësh.