Nga Musa Kurtulaj

Per të mos përdorur ndonjë emër tjetër denigrues, se faktikisht nuk e meritoni të quheni “kengëtar”, e shkrova në thojza ! Klikova sot 12 klipe në You Tube, të publikuara 2 muajt e fundit, dhe me rezultoi se 8 kengëtarë në të njëjtin klip kishin veshur edhe rroba civile, edhe kostume kombëtare ! Ose në të njëjtin klip , grupi i valleve me veshje tradicionale ndersa këgëtarët dhe kengëtaret me pantallona të ngushta, këmisha domode, fustana të çarë fund e maje dhe deri miniminifunde ! Sjellje me të papërgjegjëshme ndaj kostumeve kombëtare si vlera tona të shenjta të identitetit si komb, nuk ka se sa kjo mënyrë sjellje ! Të veshësh në të njëjtin klip herë miniminifund apo xhinsa e herë kostum kombëtar, tregohesh pa pikë formimi kulturor- historik dhe pa pikë kulture profesionale si kengëtar ose kengëtare, ndaj jo vetëm që nuk u lidhë asgjë me komunitetin e artistëve por as që duhet tu lejojnë ti qaseni këtij komuniteti ! Ju me këte përdhosje që u bëni pasurive shekullore etnografike të popullit, degjeneroni edhe dasmat, edhe gëzimet e tjera, edhe koncertet….! Me këte menyrë sjellje denigruese ndaj kostumeve kombëtare e vlerave që ato permbajnë në breza e per breza, ju meritoni të quheni “kengëtarë” shkatërrimtar!