Për 40 vite do të jepte gjithçka në skenën e teatrit “Migjeni” ndërsa nga ky i fundit do të merrte duartrokitjet e një publiku të tërë sa herë do të ishte përballë tij. Enver Hyseni ishte aktori i dhjetra roleve të karakterit kryesisht atyre pozitivë dhe do të spikaste shpejt për cilësitë e tij të veçanta aktoreske.

“Dome” e thërrisnin miqtë e kolegët e aktorit shkodran të ndarë nga jeta në tetorin e vitit 2022 sipas monodramës së regjisorit Stefan Çapaliku. Arkivisti dhe aktori i teatrit “Migjeni”, Astrit Fani e ruan me fanatizëm valigjen me mbishkrimin “Dome” dhe Domen e donin të gjithë…

Veç roleve në teatër, Enver Hyseni do të aktivizohej po ashtu edhe në disa filma artistikë para viteve ‘90 si dhe pas ndryshimit të sistemit.