Kalaja “Rozafa” në Shkodër vijon të ruajë trendin në rritje të vizitorëve të saj. Nga janari deri në fund të muajit korrik, mbi 85 mijë turistë nga vende të ndryshme të botës kanë patur si ndalesë të tyre objektin e rëndësishëm arkeologjik. Shifrat e vizitueshmërisë janë edhe më të larta në raport me një vit më parë për të njëjtën periudhë.

Por fluksi i shtuar i turistëve në kalanë “Rozafa” ka sfidat e veta që duhen përballuar.

Kalaja “Rozafa” regjistroi shifrën rekord vitin e kaluar sa i përket vizitueshmërisë teksa kaloi numrin prej 125 mijë vizitorësh por gjasat janë që ky numër të tejkalohet deri në fundin e vitit.