Këto ditë, zona muzeale e qytetit ka marrë një trajtë artistike falë iniciativës së re të Galerisë së Arteve të Shkodrës “Portrete të një qyteti” në bashkëpunim me bizneset e zonës pedonale. Në të mund të “prekësh” Shkodrën e Ikbal Kalasë, diku më tutje të përshëndetesh me portretin e babës të Simon Rrotës apo Julianin e Zef Kolombit.
Seria prej 12 imazhesh janë pjesë e veprave të fondit të GASH të cilat përmes kodit QR të shpien direkt në informacionin video – audio që flet për historinë e veprës si edhe një prezantim dinjitoz të qytetit.
Shkodra nuk ofron vetëm turizmin bregdetar apo atë malor por mbi të gjitha turizmin kulturor.
