Për konsumatorët shkodranë nuk ka dilemë në mes produkteve të vendit dhe atyre të importit. “Janë më të freskëta dhe më të sigurta ato të vendit” thonë blerësit në tregun e fruta-perimeve në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”.
Sa i përket çmimeve, shitësit thonë se ato nuk kanë pësuar ndryshime në raport me një vit më parë ndërsa konsumatorët shprehen se ato nuk janë të lira.
Tregu i fruta-perimeve në këtë hapësirë të qytetit është një nga më të mëdhatë e tij dhe për rrjedhojë edhe më të populluarat.
