Në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër kujdesi dhe asistenca shëndetësore në këto ditë të nxehta mbetet fokusi kryesor. Në këtë institucion banojnë aktualisht 65 rezidentë. Falë bashkëpunimit me NJVKSH Shkodër u realizua një kontroll mjekësor lidhur me gjendjen shëndetësore për të moshuarit që jetojnë aty.
Përkujdesi socio-shëndetësor është pjesë e rëndësishme e shërbimeve të Shtëpisë së të Moshuarve. Drejtori Fatjon Hoxha shprehet se synimi është që në të ardhmen të mundësohen më shumë shërbime për rezidentët.
Në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër sistemohen persona mbi moshë pune të cilët janë të braktisur, të vetmuar, pa strehim dhe me rrethana të caktuara në familjet e tyre.
