Shkrimtar, poet, gjuhëtar e studiues, Arshi Pipa mbetet një nga figurat poliedrike me kontribut të shquar në letrat shqipe. Një krijimtari e pasur veçanarisht në fushën e kritikës, përkthimit dhe poezisë është ajo çfarë përmban vepra e Arshi Pipës. Me revistën e tij “Kritika” në vitin 1944, i çeli rrugën të parës revistë të llojit në publicistikën shqiptare.

Arshi Pipa ngelet ende i pastudiuar mjaftueshëm dhe si ai janë edhe figura të tjera të letërsisë shqipe. Njëri prej tyre është edhe Martin Camaj.

Një vit para se të ndahej nga jeta, në vitin 1996, Arshi Pipa, do t’i dhuronte bibliotekën e vet personale Muzeut Historik të Shkodrës, akt sublim i një njeriu të ditur si ai.