Nga Dom Artur Jaku
Sot në perkujtimin e 110 vjetorit të Lindjes së të lumit Atë Gjon Shllaku, djalit që iu besue amaneti i mramë i babait të letrave arbnore, Getës Shqiptare, Atë Gjergj Fishtës, i cili e deshti afër pinjollin e denjë të një dere të madhe franceskane.
Një Hyll i vertetë Drite, i pajisur me një inteligjencë të rrallë, një intelektual i klasit të parë, një nxenës I shkelqyer i filozofit të shekullit, dhe neotomistit Jean Jack Maritanit, do të rreshtohej ndër të parët në “rreshtin e të rrezikshmëve”, duke i nderprerë mundësinë për të shkelqyer.

“Do të kishte zënë një vend nderi në altarët kryesorë të Panteonit të të Medhenjëve, pranë De Martinit, Fishtës, Gjeçovit, por u arrestua në janar të 1946, ndërsa po jepte mësim, ende pa shënuar lënden e ditës në rregjistër. Ndërroi katedrën e mësimit me dhomën e torturave, regjistrin e klasës me proceset e hetimit, nxënësit që e adhuronin me hetuesit e Sigurimit, që shfrynë sadizmin e tyre mbi trupin e tij të ligësht”. (P.Pepa)
I rrethuar nga nxenësit etur për dijet e sapo aguara të mesuesit, shfaqen madheshtorë në këtë foto të Marubit, i lumi Atë Gjon me nxenësit e kolegjit.
