Për të dytën natë me radhë në kalanë “Rozafa” jehoi në bedenat e saj muzika e “Za Fest” me ritmin dhe gjallërinë që të fal një atmosferë e tillë.

Nata e tretë e festivalit ishte e veçantë për një nga grupet më me emër të viteve ‘90 “Ritfolk” që në Shkodër rikthyen emocionet e muzikës së lehtë e bashkë me të edhe nostalgjinë e atyre viteve.

Themeluesi i grupit të njohur “Gipsy Kings”, Pablo Reyes ekzaltoi publikun e “Za Fest” me disa nga megahitet e grupit të njohur botëror.

Për tre netë me radhë “Za Fest” u bë kryefjala e muzikës cilësore përmes artistëve të ftuar dhe promovuesja e trashëgimisë kulturore të Shkodrës me Muzeun Historik dhe kalanë “Rozafa”.