Pas Muzeut Historik, “Za Fest” u zhvendos në oborrin e dytë të kalasë “Rozafa” në një mbrëmje dedikuar Kosovës.
Nata e dytë e “Za Fest” nisi me vargjet e ndjera mbi dinjitetin dhe karakterin njerëzor nën interpretimin e aktorit Çun Lajçi. Poezi dhe emocione solli ai në këtë natë.
Elsa Rraqi së bashku me bandën e saj këndoi disa nga këngët e repertorit të saj ndërsa nuk mungoi as muzika rapp, për herë të parë në “Za Fest” e përfaqësuar nga artisti Bim Bimma.
Baladat e Yll Limanit ishin “qershia mbi tortë” e kësaj nate ku publiku i këndoi njëzëri me artistin e hiteve të momentit.
Data 20 korrik shënon natën e tretë dhe të fundit të “Za Fest”, e cila do të mbahet sërish në kalanë “Rozafa”.






