“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë, kjo është jeta ideale”. Ky është një nga citatet e bukura të shkrimtarit Mark Twain. Ndonëse interesi për librin është i ndikuar nga zhvillimet teknologjike të kohës, sërish duhet thënë se lexuesit shkodranë vijojnë të mbeten besnikë të tij.
Vera si një stinë e pushimeve kryesisht është ndoshta koha më e mirë e vitit për të lexuar libra për shkak se ngarkesa e punëve dhe impenjimeve të përditshme nis të lehtësohet. Kjo turiste nga Azerbajxhani, vjen për herë të parë në vendin tonë dhe përveç shijimit të natyrës duket se dashuron edhe librat.
Temperaturat e larta këto ditë korriku për fatin e mirë nuk i kanë larguar qytetarët nga libraritë teksa libri mbetet gjithmonë një mundësi e mirë për të kaluar orë të këndshme pranë tij.
