Peizazhi i mrekullueshëm, ajri i freskët i bjeshkëve dhe mikpritja janë disa prej arsyeve që i çojnë vizitorët drejt Alpeve Shqiptare. Kelmendi është një nga zonat me bukuri të pafundme natyrore duke nisur nga Leqet e Hotit e përtej. Tamara mbetet një pikë e preferuar e turistëve që vizitojnë këto anë.

Të kridhesh në ujërat e kulluar të alpeve është një nga kënaqësitë e mëdha të atyre që kërkojnë të sfidojnë temperaturat e larta të stinës së nxehtë.

Çdo vit Alpet Shqiptare tërheqin qindra mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës.