Biblioteka publike “Marin Barleti” u pasurua me një fond prej rreth 850 librash, pjesë e Bibliotekës së shkrimtarit të shquar Ernest Koliqi. Kjo ngjarje e rëndësishme për kulturën në Shkodër erdhi falë aktit të dhurimit të Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me revistën “Shejzat” ndërkohë që njëra nga sallat e Bibliotekës mori emrin “Salla Koliqi”, aty ku u zhvillua ceremonia e dhurimit.
Koliqi ka ende dorëshkrime të panjohura për publikun ndërkohë që së shpejti një pjesë e tyre do të shohin dritën e botimit.
Në ceremoninë e dhurimit mori pjesë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci. Gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues qëndror dhe lokal si dhe intelektualë të qytetit.
Koliqi ishte një nga shkrimtarët e çertifikuar të letërsisë shqipe. Ai u doktorua në Padova si dhe themeloi Institutin e Studimeve Shqiptare në Tiranë e më vonë në Itali si dhe katedrën e letërsisë shqipe në “La Sapienza” të Romës.
