Ngjitja drejt Majës së Vajushës është e gjatë por e bukur. Ujëvara e Lëpushës është ndalesa e parë.

Ajri i pastër dhe freskia e natyrës së egër të bjeshkëve shoqërojnë ecjen e atyre që ndjekin shtegun e shenjuar për në majë.

Të prekësh qiellin, kjo është ndjesia që mund të përshkruhet sapo arrin në lartësinë rreth 2100 m mbi nivelin e detit në Majën e Vajushës.

Kjo pikë e Alpeve Shqiptare është një nga më të bukurat e saj, ku në vitet e fundit është shtuar interesi për ta parë nga afër atë, si nga të huajt ashtu edhe vendasit.