Në monolog, një grua e pasur, e llastuar, që gjendet e vetme në Natën e Vitit të Ri, vjell furinë dhe zhgënjimin e një jete në një zënkë bezdisëse. Kjo është historia e monodramës “Gruaja e thyer” që u shfaq në mjediset e Qendrës Rinore “Arka” në Shkodër nën regjinë e Endri Çelës.

Ajo erdhi nën interpretimin e aktores Adriana Tolka. Shfaqja kontemporane “Gruaja e thyer” erdhi në kuadër të turit lëvizës në disa nga qytetet kryesore të vendit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.