Nga Romeo Gurakuqi…
Gjimnazi "Jordan Misja" ne Qytetin e Shkodres, i themeluar ne vitin 1957, ka qene nje prej shkollave me te mira te mesme te pergjithshme ne Shqiperi, per kualitetin e mesimdhenies, nivelin e nxenesve te diplomuar, por edhe per pergatitjen sportive e aktivitetet kulturore. Ne vitet 1960', 1970', 1980' dhe 1990', ne kete institucion kane dhene mesim profesoret me te mire te shkencave natyrore dhe shoqerore nga e gjjthe Shqiperia, ne universitetet shqiptare jane regjistruar studente shume te mire, qe sot jane profesioniste te shkelqyer, nderkohe qe nje brez i pare i spikatur diplomantesh kane lene gjurme te rendesishme nder profesione te ndryshme ne kater anet e vendit.
Per nje seri arsyeshem qe lidhen kryesisht me emigracionin, por jo vetem, numri i nxenesve ne kete institucion aktualisht ka rene ne permasa degraduese dhe rrenimtare, qe ne tregun e konkurences se drejte dhe te padrejte qe operon ne vend, mund ta coje ate drejt fshirjes, mbylljes, arshivimit historik, harrimit te nje tradite.
Mirepo Gjimnazi "Jordan Misja" eshte nje "marke" e sistemit arsimor ne Shkoder dhe ne Shqiperi; eshte marka e arsimit me cilesor ne vend; eshte marka e elites sportive; eshte marka e kultures; eshte vatra me e hershme ku gelonte ne menyren e vet liria e brezit te ri nen diktature, si askund tjeter ne vend.
Me emrin e kesaj shkolle lidhet nje titull shume i mire i diplomes se shkolles se mesme njohur kudo ne sistemin nderkombetar dhe nje trashegimi krenare qe duhet ruajtuar permes korigjimit strukturore.
Jemi ne mbyllje te nje viti shkollor dhe ne prag te regjistrimeve te reja.
Ruajtja e nje Shkolle, dmth e nje Tradite Edukimi, eshte Ceshtje Besimi i prinderve dhe i nxenesve ndaj tij; besimin e sjell profesorati cilesor sidomos ne shkencat natyrore dhe serioziteti, largpamesia e drejtimit institucional.
Komuniteti i gjere qe lidhet me emrin e kesaj shkolle, ish nxenesit, ish mesuesit dhe drejtuesit e saj, te gjithe jane shume te interesuar qe Gjimnazi "Jordan Misja", jo vetem te vijoje, por edhe te riperterihet ne menyre te studiuar permes nje nderhyrjeje profesionale nga ana e drejtuesve te arsimit kombetar.
Ai institucion zamadh i nje epoke, nuk mund te jete kurre "viktima" e pare e renies se gjimnazit shteterore nder anet tona, per nje numer arsyesh qe i permenda me lart dhe te tjera qe nuk eshte vendi ti cek.
Une i shkruajta keto radhe per te dhene nje alarm, per komunitetin qytetar, per drejtuesit e qytetit te Shkodres, drejtuesit e arsimit, Ministrine e Arsimit dhe Sporteve, per te marre ne menyren me urgjente masat perkatese per mbajtjen ne kembe te ketij institucioni dhe korigjimin strukturor dhe profesional te kuadrit.
Dhe kur them kete, nuk nenkuptoj nderhyrje artificiale per te zgjatur kot se koti nje agoni, ose per te hedhur pak uje ne nje kenete.
Nenkuptoj nje nderhyrje te miremenduar per te sjelle nje staf te kualifikuar kryesisht ne Shkencat Natyrore, ne Informatike, ne Gjuhet e Huaja; ndertimin e nje Bordi Besimi te Te Diplomuarve te kesaj Shkolle, per te kryer konsultimet e nevojshme, dhene perkufizimet mbi rekrutimet e reja, rivendosur drejtimin arsimor mbi profesionalizem apolitik, nderlidhjen e institucionit ne fjale me programet nderkombetare te ofruara nga partneret tane permes perfaqesive diplomatike me vend, etj..
