“Qëndroni të qetë dhe buzëqeshni”, ky ishte titulli i ekspozitës në galerinë “Oda” të fotografit nga Kosova, Korab Basha. Duke u ndikuar nga sllogani i ushtrisë britanike gjatë luftës së dytë botërore, autori sjell ndryshe në imazh dhe perceptim anëtarët e FSK. Në këtë ekspozitë me buzëqeshjen e tyre, ata përfaqësojnë forcën dhe krenarinë e popullit shqiptar. Përmes saj, artisti hyn thellë edhe në kontekste më globale duke dhënë mesazhin se paqja fillon me një buzëqeshje.

Skulptori Ferid Kola ndihet i impresionuar prej imazheve të shkrepura nga Korabi.

Ekspozita prej 24 fotografive tërhoqi vëmendjen dhe interesin e shumë vizitorëve në mjediset e galerisë.