Vera është periudha e udhëtimeve dhe pushimeve.
Shumë prej nesh zgjedhin që këto pushime ti kalojnë në det apo në mal, ndërsa nuk mungojnë as ata që preferojnë destinacionet jashtë Shqipërisë.
Disa për tu takuar me familjarët që jetojnë në emigrim e disa duke përfituar nga paketat e udhëtimeve që në sezone të tilla nuk mungojnë.
Por kujdes! Para se të niseni me pushime mos u mjaftoni vetëm duke e kyçur shtëpinë.
Imagjinoni sikur gjatë kohës që ju jeni duke pushuar jashtë qytetit tuaj apo jashtë Shqipërisë, banesa juaj të dëmtohet si pasojë e një zjarri, përmbytjeje apo tërmeti.
Pas kësaj do t’ju duhet të riktheheni në vendin tuaj duke parë investimin e jetës të shkatërruar dhe do të detyroheni të nisni gjithçka nga zero.
Prandaj Sigurimi i Shtëpisë është i domosdosshëm.
