Romani i parë shqip me autor Ndoc Nikaj tashmë vjen i botuar edhe në gjuhën gjermane falë përkthyesit shkodran Gjergj Kola, me banim prej shumë vitesh në Austri. Promovimi i librit “Shkodra e rrethuar” erdhi në 160-vjetorin e lindjes së Dom Ndoc Nikaj e njëkohësisht në 100-vjetorin e shkrimit të romanit. Ai u zhvillua në një mjedis të këndshëm të familjes Nikaj.

Vepra e autorit Ndoc Nikaj paraqet rëndësi historike dhe përkthimi i tij në gjermanisht është një vlerë e shtuar.

Gjergj Kola ka përkthyer edhe vepra të tjera të autorëve shqiptarë në gjuhën gjermane duke u shndërruar në një “ambasador” të kulturës shqiptare jashtë kufijve të vendit.