Shkodra është një nga qytetet më të pasura në vend sa i përket trashëgimisë kulturore. Gjurmët e Kolë Idromenos ndihen edhe sot në qytet. Për figurën e tij shumëplanëshe dhe vlerat e trashëgimisë kulturore, u zhvillua në oborrin e familjes Jubani takimi me profesorë të ftuar në kuadër të projektit “Të çelen arkapijat”.

“Çdo gjë që vjen nga e shkuara dhe bart vlera artistike duhet ta duam dhe ta mbrojmë”, shprehet kështu arkitektja Vera Bushati. Të njëjtën linjë mendimi ndan edhe e ftuara tjetër e takimit, kostumografja Berina Kokona.

Grupe të ndryshme patën rastin të vizitonin nga afër disa nga shtëpitë-muze të Shkodrës, që janë monumente kulture të kategorisë I falë projektit të mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkisë dhe DRTK Shkodër.