Një spektakël teatror po përgatitet për t’u vënë në skenën e teatrit “Migjeni” në muajin shtator. Një ndërthurje e kastit të aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe atyre shkodranë do të sjellin premierën “Krimi është vetëm i imi” të regjisores Driada Dervishi.
Kjo shfaqje pritet të pasurojë kalendarin e aktiviteteve të teatrit “Migjeni”. Premierës nuk do t’i mungojë as Mjeshtri i humorit Besnik Çinari.
Veç Shkodrës, shfaqja e bazuar në komedinë e George Bell dhe Louis Verneuil do të prezantohet edhe për publikun e Tiranës, Korçës dhe Durrësit.
