Kukli është një fshat i vogël diku ndërmjet Lezhës e Shkodrës. Në të gjendet kisha dhe Shtëpia Muze e një prej personazheve më të rëndësishëm të kulturës shqiptare,Ndre Mjedës.

Qendra Muzeore shquhet për elementët dhe detajet autentike në përbërje të saj. Tryeza e poetit lirik është njëra prej tyre.

Qendra Muzeore e Ndre Mjedës qëndron e hapur çdo ditë të vitit. Grupet e organizuara të shkollave nga vendi dhe Kosova janë më të interesuar për ta parë nga afër atë.

Çdo vit që nga 2011 në këtë qendër organizohen takimet mbarëkombëtare “Ditët e Mjedës” me poetë dhe studiues nga i gjithë vendi.