Në hollin e teatrit “Migjeni” piano dhe fëmijët ishin kryefjala e koncertit të zhvilluar në të dhe të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”. Ai erdhi si finalizim i një pune të bërë prej një viti nga mësuesja e kursit, Violeta Paçrami.

Për fëmijët pjesëmarrës të kursit, piano është instrumenti më i dashur për ta.

Në QKF “Kujtim Alija” zhvillohen kurse të ndryshme dhe ai i pianos është një nga kryesorët e tyre. Në përfundim të tij, fëmijët janë të aftë të luajnë disa nga pjesët më të njohura muzikore vendase dhe të huaja.