Pika turistike e Bogës përjetoi dy ditë të bukura festive me këngë, valle dhe promovim të vlerave dhe traditave të zonës. Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me fermerët dhe blegtorët e zonave alpine, shoqatat kulturore dhe artistat e artit burimor rrëzë Alpeve Shqiptare e jo vetëm, në kuadër të nismës “Trans’humanca Identitet Kulturor Kombëtar” e mbrojtur nga UNESCO u organizua manifestimi kulturor “Festa e Çobanit”.

I gjithë organizimi festiv erdhi i lidhur ngushtë me Xhubletën në prehërin e së cilës u rritën këta barinj rrëzë Alpeve hijerënda shqiptare.

Ky projekt kulturor erdhi nën kujdesin e zonjës Rita Shkurtaj Kalaj. Ai synon të rikthejë në identitet jetën baritore të blegtorëve tanë dhe të shpalosë pasuritë agrokulturore që ofrojnë bjeshkët tona.