Në Bibliotekën “Zoja e Shkodrës” miq të librit morën pjesë në promovimin e romanit të parë në gjuhën shqipe “Marcia” të Dom Ndoc Nikaj. Në 160-vjetorin e lindjes së tij, vepra erdhi e ribotuar pas 131 vitesh.

Për figurën e Dom Ndoc Nikaj u shpreh edhe studiuesi i tij, Dom Nikë Ukgjini.

Dom Ndoc Nikaj ishte vërtetë një “apostull” i kulturës shqiptare, apostull dhe luftëtar i palodhshëm e i patrembur i idesë kombëtare. Tërë jetën e vet e shkriu në shërbim të ngritjes shpirtërore dhe kulturore të popullit.