Trajtimi i çështjeve të lidhura ngushtësisht me ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore ishin në fokusin e aktivitetit “Gjuha dhe kultura shqiptare në diasporë”. Takimi i zhvilluar në Bibliotekën Shkencore u organizua nga Departamenti i Letërsisë i UNISHK.

Organizatorja Elinda Dibra vë theksin në rëndësinë e promovimit të këtyre vlerave që ka vendi ynë. Për drejtoren Mimoza Hysa po bëhet një punë e vazhdueshme në botimin dygjuhësh të materialeve për shqiptarët e diasporës.

Në takim ishin të ftuar për të dhënë mendimet e tyre online edhe figura dhe personalitete të shquara akademike.