Formacioni shkodran i artistëve do të jenë pjesë e një koncerti të veçantë me këngë shkodrane që do të organizohet sonte në Gjakovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit nga forcat e NATO-s.

Kjo do të jetë një mbrëmje e mbushur me krenari kombëtare shprehen artistët pjesëmarrës pak para nisjes së tyre.

Mjeshtri Ilir Zoga shpreh vlerësimin e tij për këtë ftesë të komunës së Gjakovës.

Përgjatë verës artistët shkodranë pritet të kenë një kalendar të pasur festiv për publikun artdashës.