Në shkollën artistike “Prenkë Jakova” kanë nisur të përgatiten për vitin e ri shkollor më herët se vitet e tjera. Kjo pasi shkolla po zhvillon konkurset e pranimit në degët e saj.

Drejtori i shkollës Anton Kaftalli thotë faza e parë e konkursit të pranimit, e zhvilluar në ditët e para të muajit qershor tregoi një rritje të interesit për të qenë pjesë e shkollës artistike.

Në datat 24-28 qershor do të zhvillohet faza e dytë e konkurseve të pranimit për klasat e para, gjashta dhe të dhjeta në degën e muzikës dhe atë të Arteve Figurative.

Ndër vite shkolla artistike “Prenkë Jakova” ka nxjerrë dhe përgatitur breza të tërë nxënësish të talentuar të qytetit.