Në Qendrën Rinore “Atelie” u promovua libri me poezi “Dhimbje shpirtit” i autores Marjana Sulejmani. Edhe pse prej vitesh larg Shkodrës, ajo nuk shkëputet asnjëherë nga rrënjët e saj. Autorja shkruan në gegërishten e bukur ku e ndien se poezitë kanë një muzikalitet të veçantë po aq sa edhe të dashur për lexuesin.

Poeti shkodran David Boseta, si redaktor i këtij libri shprehet mbi forcën shprehëse të vargjeve të Marjanës.

Ky është libri i katërt i autores shkodrane Marjana Sulejmani. Gjatë aktivitetit të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës u interpretuan vargje poetike si dhe u trajtuan aspekte të ndryshme të poezisë.