Një ekspozitë me peisazhe dhe punime shumëngjyrëshe të pikturës solli nxënësi 7-vjeçar nga Shkodra, Dion Ferracaku në hapësirën para Bibliotekës “Marin Barleti”.

Entuziasmin e tij, artisti i vogël mundohet ta shfaqë përmes syve të qeshur më shumë se me fjalë. Kjo ditë do të mbetet gjithnjë e veçantë për të pasi shënon ekspozitën e tij të parë “Unë i dua ngjyrat” në fushën e pikturës që e ka aq përzemër.

Teuta Lagja, artistja shkodrane e pikturës është njëkohësisht mësuesja por edhe motivuesja e Dionit. Ajo flet me pasion mbi cilësitë e tij.

Në Shkodër nuk mungojnë asnjëherë talentet në fusha të ndryshme dhe Dioni 7-vjeçar është vetëm njëri nga shembujt e shumtë që ky qytet kultivon tek të rinjtë.