Programi i njohur italian “Linea Verde” realizoi një puntatë të veçantë kushtuar bukurive të Shqipërisë së Veriut. Turi promovues i saj nisi me një lundrim në liqenin e Komanit për të vijuar me Shkodrën dhe për t’u mbyllur në Fishtë dhe Lezhë.
Jeta e njerëzve të thjeshtë, ajo e mjedisit rural dhe urban, mikpritja dhe bujaria shqiptare kur miku ulet në sofrën e ngrënjes, e ndërthurur me pamje magjepsëse nga qielli dhe toka që nxjerrin në pah bukurinë natyrore të ndalesave të ekipit italian erdhën përmes copëzave të bisedave të moderatorëve të programit televiziv.
Shkodra pasqyrohet në “Linea Verde” me historinë e saj dhe arkitekturën e veçantë të zonës muzeale. Një përshkrim i shkurtër i njeriut të letrave shqipe Atë Gjergj Fishtës dhe më pas një ndalesë tjetër shfaqet kalaja “Rozafa” me madhështinë që e karakterizon.
Katedralja e Shën Shtjefnit dhe vepra më e re e artit në hyrje të qytetin “The Albanian Key” e artistit Alfred Mirash Milot plorësojnë panoramën e qytet në këtë reportazh.
Fishta me agroturizmin dhe Lezha zënë një hapësirë të veçantë në “Linea Verde” që fundin e kësaj puntate në vendin tonë e mbyll me detin dhe panoramën e mrekullueshme të tij.
Ekipi italian gjeti mbështetjen dhe përkrahjen e RTSH në këtë episod të realizuar në Shqipëri falë një marrëveshje të nënshkruar pak kohë më parë ndërmjet dy transmetuesve publikë në vendet respektive.
