Adrenalinë, festë, muzikë dhe atmosferë e zjarrtë, Sanfest në Rrjoll, një nga plazhet më të bukura në veri të vendit i pati të gjitha në natën e parë të tij.

Aktivitete në det dhe rërë, yoga, gaming zones, sporte ujore etj. ishin pjesë e organizimit festiv.

Artistët e ftuar së bashku me bandat e tyre gjallëruan edhe më shumë mjedisin e festës rinore dhe jo vetëm në edicionin e katërt të tij si një eksperiencë unike e gjithçkaje që mund të ofrojë një eveniment i tillë.

11 Deejay dhe 4 banda muzikore si Dren Abazi, Alban Nimani, Ron Gjura dhe Peter Pan Quartet janë disa nga artistët e ftuar të këtyre dy netëve. Duke nisur nga orët e paradites deri në darkë vonë, Sanfest do të vijojë të mbajë ndezur atmosferën e gjallë festive.