Sanfest do të jetë eventi festiv i këtij fillim muaji në Shkodër. Në datat 1-2 Qershor, në Rrjoll të Velipojës do të ketë muzike pa limit për 48 ore me radhë. Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, ka parë nga afër përgatitjet për këtë festë masive që do të mbledhë të rinj nga i gjithë vendi.
Festa do të nisë sonte, për të vijuar edhe gjatë së dielës, në Rrjoll të Velipojës ndërkohë që organizatorët kanë menduar për të gjitha detajet për një festë që nuk njeh limite.
