Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë zhvilloi natën e dytë të tij teksa iu prezantuan spektatorëve të pranishëm në sallën e teatrit “Migjeni” të tjera këngë në garë për çmimet e tij, kënduar prej artistëve të vegjël nga qytete të ndryshme të vendit.
Në këtë mbrëmje kishte edhe surpriza disi pakëndshme si ndërprerja e energjisë elektrike për gati 15 min si pasojë e një defekti por kori i fëmijë ndezi atmosferën edhe më shumë teksa vijoi të këndonte për publikun e pranishëm në sallë.
Mbrëmjen e 1 qershorit do të zhvillohet nata e tretë dhe e fundit e edicionit të 62-të të festivalit ku në përfundim të tij do të mësohen edhe fituesit që këtë vit do të ndahet sipas dy grupmoshave të festivalit.
